Ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve vendosi ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë, në periudhën prej 01.07 deri 31.08. 2014.

Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe për ditë gjatë temperaturave të larta ekstreme.

Ndalesa për ditët nga fundjava është: të premten nga ora 17:00 deri 22:00; të shtunën nga ora 09:00 deri 18:00 dhe të dielën nga ora 09:00 deri 22:00.

Në ditët me temperatura të larta ekstreme, të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten nga ora 11:00 deri 17:00.

Ndalesë nuk ka të bëjë me automjetet të cilët transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, preparate mjekësore, automjete komunale, automjetet e NPQ, transporti i materieve shpërthyese, të djegshme dhe helmuese dhe automjetet të cilat kryejnë transport për kompanitë të cilët kanë lidhur marrëveshje për kryerjen e projekteve të rrugëve ndërtimore me NP për Rrugët shtetërore.

Për rregullimin e komunikacionit dhe vendosjen e regjimit të ndryshuar, është vendosur sinjalizim përkatës.

Në aksin rrugor Gostivar – Ohër prej 1 korriku në fuqi hynë regjimi i përkohshëm i qarkullimit të automjeteve të rënda mbi 7.5 tonë. Ndalesa e qarkullimit është për këto periudha: E premte prej orës 15:00-24:00, e shtunë dhe e diel prej 07:00- 24:00. Ky regjim i qarkullimit do të vlejë deri më 1 shtator të vitit 2014.

Prej 16.06.2014 filloi regjimi i përkohshëm i komunikacionit, ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në rajonin e Qytetit të Shkupit. Ndalesa do të vlejë gjatë ditës edhe atë prej orës 10:00 deri në orën 20:00 në periudhën deri më 01.09.2014.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet të cilat transportojnë kafshë, mallra që mund të prishen lehtë, ndihmë humanitare, preparate mjekësore, automjete komunale, automjetet e NPQ, transporti i materieve shpërthyese, të djegshme dhe helmuese, automjetet për transport të materialeve ndërtimore si dhe operativi ndërtimor që kryen punë ndërtimtarie në Komunat në Shkup, Qytetin e Shkupit dhe Qeverinë e RM-së.

Në aksin rajonal rrugor Kratovë – Probishtip për shkak të paraqitjes së shembjeve, në hyrje të Kratovës është vendosur ndalesë për lëvizjen e autobusëve dhe automjeteve tranportuese me peshë mbi 7,5 tonë.

Në aksin rrugor Radovish – Konçe (P-2433), në kilometrin e 11-të, ka rrëshqitje të dheut, për çka komunikacioni po zhvillohet në një korsi, për çka është vendosur sinjalizim adekuat rrugor.

Lajme të ngjashme

Back to top button