fbpx

Nga përplasja dhe eksplodimi i veturave mbetën të vdekur gjashtë persona në rrugën Kumanovë-Kriva Palanka

Dy fëmijë dhe katër të rritur humbën jetën dje në një aksident në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë në fshatin Smilçin.

Deri te aksidenti erdhi kur makina e tipit “Pasat” u përplas në rezervoarin e makinës “BMW” duke shkaktuar shpërthim të fortë nga rezervoari i mbushur me gaz. Nga kjo kanë pësuar familja katëranëtarëshe e cila po udhëtonte me makinën e tipit “BMW”, si dhe dy udhëtarët në makinën e tipit “Pasat”.

Në aksidentin pësuan e gjithë familja nga Shkupi, burri L.L, 39 vjeç dhe bashkëshortja e tij, si dhe dy fëmijët e tyre të moshave 4 dhe 6 vjeç.

Nga shpërthimi u fuqishëm humbën jetën edhe dy udhëtarë e tjerë që gjendeshin në makinën tjetër “Pasat”, 50 vjeçari J.L dhe miku i tij me inicialet V.B nga Kumanova, njëri prej të cilëve pjesëtar policie.

Policia ka kryer ekspertizën në vendin e tragjedisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close