Dhurata, Bleros: Ti më bëre…

Këngëtarja e re por që bëri ‘bum’ në skenën muzikore qysh në paraqitjet e para, Dhurata Ahmetaj nuk lë rast pa përmendur se për këtë i falënderohet menaxherit të saj, Bleros.

Një falëndeim special i ka bërë ajo Bleros në rrjetin social Instagram, duke i bërë këtë dedikim.

‘Qe ne fillim mes nesh u krijua nje mardhenie e ngrohte. Une kam mesuar shume nga kjo mardhenie jo vetem ne anen profesionale por edhe per jeten! Puna me ty me mesoi qe te jem me e qete. Te degjoj me shume se te flas. Te di te jem ne qender te vemendjes duke thithur dashurine e te gjitheve qe me rrethojne. Mbi te gjitha ti me ke mesuar si te ruhem nga ekzaltimi. Te tjeret mund te me kishin orientuar gabim ne kete moshe qe une jam. Faleminderit,qe me ndihmove te behem nje Dhurate me e mire,Faleminderit qe me ndihmon cdo dite,pasi qe permirsimi eshte dicka qe do te na percjell gjate gjithe jetes…’, ka shkruar Dhurata ne Instagram.

Ndryshe, Dhurata u bë shumë e diskutuar me klipin e fundit që solli ‘If i like it’.

Lajme të ngjashme

Back to top button