fbpx

‘Qeveria teknike’, ngulfat dialogun politik në vend

Qeveria teknike ngulfat dialogun politik mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Iideja e opozitës për formimin e një qeverie të tillë paraqitet si mollë sherri mes  dy subjekteve politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM. Kjo e fundit ngul këmbë që fillimisht të negociohet rreth kësaj çështje ngase vlerësojnë se kjo është primare. Derisa kreu i VMNRO-DPMNE-së  Nikolla Gruevski sot edhe njëherë kategorikisht ka kundërshtuar idenë për formimin e qeverisë teknike duke theksuar se ajo është vetëm humbje kohe, transmeton.

“Unë jam gjithmonë i përgatitur për bisedime për temat që i prekin të dyja palët, por zoti Zaev duhet ta dijë se kur do të kemi bisedime të tilla, në rast se vjen me idenë e qeverisë teknike, ajo do të jetë humbje kohe edhe për atë edhe për mua”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, transmeton Alsat.

Ka reaguar edhe LSDM-ja opozitare duke vlerësuar se pa qeveri teknike nuk ka vazhdim të negociatave.

“Ne publikisht kemi thënë, e përsërisim edhe njëherë se kusht thelbësor për fillim të çfarëdo lloj bisedimesh me VMRO-DPMNE-në, për të gjitha temat të cilat LSDM-ja publikisht i promovoi, paraqet marrëveshje për formimin e një qeverie teknike që do të mundësonte organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, tha Petre Shilegov,zëdhënës i LSDM-së.

Takimi që të martën u mbajt mes Gruevskit dhe Zaevit, përfundoi pa ndonjë epilog konkret, gjë që sipas njohësve të zhvillimeve politike,  thellon krizën politike në vend. Derisa në këto negociata nuk ishin të ftuara subjektet politike shqiptare.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close