Qeveria me iniciativa për ndryshime kushtetuese, asnjë ide nga përfaqësuesit shqiptarë

Definimi i martesës si bashkësi mes burrit dhe gruas, precizimi i rregullave fiskale në kuadër të buxhetit dhe atë për deficitin buxhetor dhe huaja publike janë ne mesin e tetë tërësive funksionale për të cilat Qeveria gjatë seancës së fundit miratoi Propozim vendim të qaset drejt iniciativës për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Ndryshimet, siç theksoi sot në konferencën për shtyp kryeministri Nikolla Gruevski, janë në drejtim të përcaktimit kushtetues, përmirësimit të kualitetit, rritjes së pavarësisë dhe funksionimit të tërësishëm të sistemit.

Krahas tre tërësive të theksuara është propozuar qasja edhe ndaj ndryshimit të emrit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, vendosja e institutit Ankesa Kushtetuese, ndryshimi i përbërjes së Këshillit Gjyqësor, ndryshimi i kompetencave për vendim sipas ankesave të vendimit të Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e gjykatësve, shkarkim ose sanksion tjetër e dhënë për gjykatësit ose për kryetarë të gjykatës dhe vendosja e kompetencave për vendim sipas ankesës për vendimet e Këshillit të prokurorëve publik për zgjedhjen e prokurorëve publik, shkarkim ose sanksion tjetër disiplinor për prokuror nga ana e Gjykatës Kushtetuese, krijimi i mundësive Kushtetuese për formimin e zonës financiare, qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim definimin e Entit Shtetëror për Revizion si kategori kushtetuese.

Ndryshimi i parë, sqaroi se ka të bëjë me intervencën në titullin Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në drejtim të riemërimit të saj në Banka e Republikës së Maqedonisë.

Ndryshimet në Kushtetutë do të mundësojnë edhe definimin më të saktë të bashkësisë martesore, me çka do të konfirmohet se martesa është bashkësi vetëm në mes të një burri dhe një gruaje.

Ndryshimi i tretë, sqaroi kryeministri, ka të bëjë me krijimin e kushteve për vendosjen e institucionit Ankesa Kushtetuese.

Sipas tij, me ligj do të rregullohet procedura për dorëzimin e ankesave kushtetuese, të cilën do të munden kryesisht ta ngrenë vetëm persona fizik dhe juridik të cilëve u është dëmtuar liria dhe e drejta, si dhe afati për dorëzimin e ankesës kushtetuese.

Këshillin gjyqësor e përbëjnë 15 anëtarë, mes të cilëve me funksion anëtarë janë edhe kryetari i Gjykatës Supreme e Republikës së Maqedonisë dhe ministri i Drejtësisë. Tetë anëtarë të Këshillit janë nga radhët e gjykatësve, tre i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe dy i propozon presidenti i Republikës së Maqedonisë. Me ndryshim propozohet rritja e numrit të gjykatësve anëtarë në Këshillin gjyqësor të zgjedhur nga ana e gjykatësve.

Ndryshimi i pestë ka të bëjë me ndryshimin e kompetencave për vendim sipas ankesës të vendimeve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për zgjedhje të gjykatësve, shkarkim ose sanksion tjetër disiplinor për gjykatës ose për kryetar të gjykatës dhe vendosja e kompetencave për vendim pas ankesës të vendimit të Këshillit për prokurorë publik për zgjedhjen e prokurorëve publik, shkarkim ose sanksion tjetër të shqiptuar disiplinor të prokurorit publik.

Me ndryshime propozohet edhe vendosja maksimumit të definuar me Kushtetutë deri ku mund të lëvizë deficiti buxhetor dhe limitimi i huasë publike.

Në drejtim të krijimit të disiplinës të fuqishme financiare kryeministri sqaroi se propozimi është normim i deficitit në buxhet në vlerë më së shumti deri në tre për qind nga BPV, ndërsa huaja publike të limitohet në nivel më së shumti 60 për qind nga BPV.

Përmes krijimit të mundësisë kushtetuese për formimin e zonës financiare që do të zhvillonte regullativ të re ligjore dhe financiare sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, sipas Gruevskit do të nxitet zhvillimi i shërbimeve financiare në Republikën e Maqedonisë përmes krijimit të kushteve për tërheqjen e shoqatave ndërkombëtare tregtare financiare.

Ndryshimi i tetë, shtoi si, ka të bëjë me Entit Shtetëror për Revizion, me qëllim të definimit të saj si kategori kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button