Prokuroria: Nuk ka elemente për procedurë hetimore në rastin Banka e Maqedonisë

Nuk do të ketë asnjë procedurë hetimore nga ana e prokurorisë publike të Maqedonisë për rastin e “Bankës Maqedonase”, ku lideri i opozitës e akuzon kryeministrin Nikola Gruevski për marrje të parave në mënyrë ilegale në vlerë prej 1,5 milionë eurove.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Prokurorisë, ku thuhet se nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme për të ngritur hetimet mbi këtë çështje dhe se rasti është i vjetër, pasi që bëhet fjalë për një çështje që ka ndodhur më shumë se dhjetë vite.

Rasti u nxit gjatë zgjedhjeve nga partia opozitare LSDM, e cila publikoi një regjistrim audio ku dëgjohet zëri i kryeministrit Gruevski dhe biznesmenit serb Jovica Stefanovic, të cilët merren vesh për shitjen e bankës dhe pjesën e parave prej 1,5 milion euro, që duhej paguar në dorë nga biznesmeni serb i njohur si Nini.

Zoran  Zaev e akuzon kryeministrin Gruevski se ka marrë në dorë 1.5 milionë euro për shitjen e kësaj banke, gjatë periudhës që ishte aksionar i saj dhe me këtë mënyrë iu ka shmangur tatimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button