Noizy featuring Chris Brown

Reperi i njohur shqiptar, Noizy prej më shumë se dy javësh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe postimet e fundit në Instagramin e tij bëhen nga Hollywood-i.
Arsyeja e largimit për pak kohë nga Shqipëria mesa duket janë projektet e reja muzikore, për të cilat Noizy ka zgjedhur të bashkëpunojë me një studio muzikore në Los Angeles. Sigurisht përpos punës për këngët e reja reperi ka frekuentuar edhe jetën e natës atje, ku është fotografuar me këngëtarin e njohur Chris Brown. Nuk dihet nëse artistët janë miq apo nëse ish-i dashuri i Rihannës do të jap kontributin e tij në projektet e reperit shqiptar.
Gjithashtu po në rrjetin social Noizy ka postuar një foto edhe me këngëtarin French Montana e këngës “Feelin’ myself” në bashkëpunim me Will I.M dhe Miley Cyrus.

Noizy dhe French Montana
Noizy dhe French Montana

Reperi, i cili vetëm disa ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin e tij më të fundit me këngëtaren Enca Haxhia, nuk ka dhënë detaje lidhur me projektet e reja apo me synimin e tij drejt tregut ndërkombëtar.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button