Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në Vrapçishtë

Dy veta janë plagosur rëndë në një aksident që ka ndodhur të premten pasdite në Vrapçishtë të Gostivarit. Asident ka ndodhur pasi makina e e tipit ‘BMW’ ka rrëshqitur nga rruga dhe ka goditur një mur dhe portë metali.

Nga përplasja janë lënduar E.J, 34 vjeç nga Vralovci,si dhe S.A, 27 vjeç nga Debreshi. Në makina ka qenë edhe një person i tretë i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Bëhet fjalë për një shok të viktimave të plagosura në aksident. Policia theksoi se ka kryer ekspertizën e aksidentit si dhe është në kërkim të dëshmitarit të arratisur.

Lajme të ngjashme

Back to top button