Ivanov në Sarajevë, shënohet 100 vjetori nga fillimi i Luftës së Parë Botërore

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot dhe nesër do tëqëndrojë për vizitë pune në Bosnjë e Hercegovinë, me ftesë të kryesuesit me Presidencën e BE-së Bakir Izetbegoviq dhe kryebashkiakun e Sarajevës Ivo Komshiq.

Siç kumtoi Kabineti i presidentit të RM-së, Ivanov sonte në Sarajevë do të marrë pjesë në koncertin që do ta mbajë Filharmonia e Vjenës në suaza të shënimit të 100 vjetorit nga fillimi i Luftës së Parë Botërore.

“Qëllimi i ngjarjes është që të dërgohet mesazh për paqe dhe prosperitet, tolerancë, jetë të pëbashkët dhe respektim të ndërsjelllë”, kumtoi Kabineti i presidentit. Është paraparë në ngjarje të marrin pjesë edhe presidenti i Austrisë, Kroacisë dhe i Malit të Zi – Hajnc Fisher, Ivo Josipiviq dhe Filip Vujanoviq, dhe pritet me ta presidenti Ivaniv të relizojë takim.

Lajme të ngjashme

Back to top button