Veljanovski në Turqi: Për ne kryesore është anëtarësimi në NATO

Kryetari i Kuvendit t Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski në kuadër të vizitës në Turqi u prit nga presidenti turq Abdula Gjyl, ndërsa sot në Stamboll do të ketë takim me patriarkun ortodoks Bartolomej.

Presidenti i Turqisë theksoi se Maqedonia ka shumë lobi të fuqishme në Turqi për tërheqjen e investimeve dhe se vendi ka potencial që duhet shfrytëzuar.

Turqia e mbështet Maqedoninë në integrimet euroatlantike, ndërsa presidenti turk personalisht ka ndërmjetësuar tek sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen për pranimin e vendit në Aleancë.

Miqësia jashtëzakonisht e madhe mes dy vendeve, sipas presidentit të Turqisë, është për shkak të ngjashmërisë së madhe dhe afërsisë së popujve.

Veljanovski iu falënderuar Gjylit për mbështetjen e madhe që ky vend i jep Maqedonisë dhe e ka informuar presidentin turk për gjendjen politike aktuale në vend, për marrjen e mirëbesimit në zgjedhje, e cila, siç ka dhënë, duhet të dëshmohet para qytetarëve. “Për ne prioritet primar është anëtarësimi në NATO”, ka thënë Veljanovski. Ai ka theksuar se krahas krizës, Maqedonia ka rritje të mirë ekonomike dhe se shpreson në investime të reja turke.

Në takimin me Gjyl mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të madh popullor Xhemil Çiçek, në ftesë të së cilit Veljanovski është për vizitë në Turqi dhe me të cilin dje kishte takime tet-a-tet, e pastaj edhe takim me delegacionin parlamentar.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski sot në Stamboll do të ketë takim edhe me patriarkun Bartolomej.

Takimi i Veljanovskit me patriarkun është në kuadër të vizitës zyrtare dyditore të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë në Turqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button