fbpx

Gjithsejtë 1.3 milionë euro është vlera për rikonstruimin e kryqit në Vodno

Gjithsejtë 1.3 milionë euro do të kapin vlerë punimet në rikonstruimin e kryqit gjigand në malin Vodno të Shkupit, kurse punimet i kryen kompania për ndërtimtari “Beton”.

Punëtorët e ndërtimtarisë prej sot fillojnë adoptimin dhe rregullimin e kryqit dhe hapësirat për rreth. Fillimin zyrtar të punimeve do ta bëjë kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, drejtori i NPK “Shkupi”, Misho Nikolov dhe ministri i transportit Mile Janakieski.

Tenderin për rekonstruimin e kryqit në Vodno, ishte shtyrë dy herë, si rezultat i kërkesës së kompanive pjesëmarrëse, kurse në fund vetëm dy kompani hynë në garë.

“Beton” do të duhet të rinovojë më shum ëpunë dhe hapësirë rreth këtij kryqi, siç është mbrojtja e kryqit nga ndryshkja, ndriçimi, kanalizimi, ujqësjellësin, ndryshimin e ashensorit, stacion për pastrimin e ujit etj.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close