fbpx

Disa praktika për një Ramazan të shëndetshëm

Në muajin e agjërimit në stinën e nxehtë me temperaturat të larta, mundohuni të gatuani menu të lehta. Pas një kohe të gjatë agjërimi, hapeni agjërimin me një dhallë të ftohtë dhe supë…

Specialiste, dietologe në kompleksin spitalor Medical Park Goztepe, Gizem Keservuran dha disa këshilla rreth produkteve që duhen të konsumohen gjatë muajit të Ramazanit, në ditët e nxehta.

Për cilat gjëra duhet të tregojmë kujdes këtë vit meqë muaji i Ramazanit erdhi në ditët e nxehta të verës?
Konsumimi i lëngjeve të cilit i kushtohet një rëndësi e madhe gjatë muajve të verës është i rëndësishëm edhe në muajin e Ramazanit. Edhe nëse nuk lëvizni apo nuk djersini gjatë ditës humbja e lëngjeve vazhdon. Kjo mund të sjellë probleme shëndetësore si lodhje, marrje mendsh,përzierje stomaku. Veçanërisht këtë vit ku koha e agjërimit është shumë e gjatë duhet t’i kushtohet rëndësi konsumimit të lëngjeve.

Cilat janë ushqimet të cilat këshillohen për iftar?
Në ditët e nxehta të verës pas një kohe të gjatë agjërimi në iftar në vend të një supe të ngrohtë mund të hani një supë me kos dhe grurë e cila mbron sistemin e tretjes dhe është e dobishme në parandalimin e shqetësimeve të stomakut. Kompostot e përgatitura me fruta të thata duhet të zënë vend në tavolinën e iftarit për të përballuar nevojën për lëngje.

Çfarë të gatuajmë si gjellë kryesore? 
Të preferohen gjellët me copa mishi. Përveç konsumimit të mishit duhet të vlerësohen dhe zarzavatet, gjellët me zarzavate, sallatat e ndryshme. Në tryezë duhet të ketë dhe gjellë me zarzavate të gatuara me vaj ulliri. Le t’i zbukurojmë tryezat me sallata jeshile në një stinë të pasur me zarzavate si domatja, kastraveci etj.

Çfarë vaji të përdorim në gjellë? Në ç’masë duhet ta përdorim?
Të preferohet vaji i ullirit por le të mos kalojmë kufijtë duke thënë se “vaji i ullirit është i dobishëm”. Nuk duhet të harrojmë se në 1 gr ka 9 kalori ndërsa në një lugë të vogël vaj ulliri ka 45 kalori. Tryezat duhet të jenë sa më të thjeshta dhe jo të rënduara në mënyrë që të mos keni probleme gazi pas iftarit dhe të bëni një gjumë të qetë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close