Cana i jep fund beqarisë (Foto)

Futbollisti shqiptar Lorik Cana i ka dhënë fund beqarisë pasi është martuar me të fejuarën e tij Monican.

Mbrojtësi kuqezi është në lidhje të kamotshme me Monican kurse javë më parë ai konfirmoi se në qershor do të martohet me të, pasi të marrë leje nga përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biassi.

“Monican unë e njoh për më shumë se dy vjet. Ajo është studente e arkitekturës. Unë dua më shumë, ne kalojmë mirë së bashku. Nuk e di të ardhmen e lidhjes, por shpresoj që të vazhdojmë në mënyrën më të mirë”, kishte thënë Cana për të.

“Ajo është vajzë spontane dhe po tenton të mësohet me jetën time si futbollist”.

Cana i jep fund beqarisë

Lajme të ngjashme

Back to top button