fbpx

Pelegrinët në Mekë rrezikohen nga një virus vdekjeprurës?

Kur murtaja u përhap në vendet arabe në shekullin XIV, duke vrarë më shumë se çerekun e popullsisë së asaj kohe, ajo u soll në këtë tokë nga pelegrinët e infektuar. Sot, Lindja e Mesme kërcënohet nga një tjetër epidemi, e cila njihet si sindroma respirative e Lindjes së Mesme (MERS). 

Kjo sëmundje u shfaq në Jordani, në mars të vitit 2012 dhe sot ka 77 persona  të prekur nga kjo sëmundje, 62 prej të cilëve në Arabinë Saudite, ku 34 prej tyre kanë vdekur tashmë. Edhe pse numri i tyre është tepër i vogël, shqetësimet sa vijnë e po rriten në radhët e autoriteteve saudite, raporton “Foreign Policy”, transmeton Shekulli online.

Këtë vit parashikohet që numri i besimtarëve që vijnë për pelegrinazh në Mekë të rritet nga ai i vitit të shkuar, ku u konfirmuan plot 6 milionë pelegrinë. 

Tashmë shqetësimet janë nëse kjo sindromë do të rrezikojë pelegrinët këtë herë, ku dihet se MERS-i është sëmundje vdekjeprurëse në 55 % të rasteve. 

Ashtu sikurse SARS-i, edhe MERS-i përhapet përmes kontakteve fizike mes njerëzve. Në momentin që virusi hyn në rrugët e frymëmarrjes ai shkatërron sistemin duke kaluar në pneumoni. Pacientët nuk mund të marrin dot frymë pa aparatet e posaçëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button