Drejtë ndarjes?

Ditë e më shumë, Maqedonisë i shtohen deklaratat për heqjen e rekomandës për startim të bisedimeve për antarsim në UE. Duket se vjen koha kur pushteti do të duhet t’i korrë rendimentet politike që vite me radhë i ka mbjellur bashkë me djallin. Këso epilogu pëson çdo politikë që s’di për moral, s’di për koshiencë, e as për Zot. Politikë që vazhdimisht fiton zgjedhjet edhe atëherë kur popullata vazhdimisht humë ardhmërinë. Politikë që u mundëson pushtetarëve të ndërtojnë fatin e tyre mbi fatkeqësinë e njerëzve që përfaqësojnë. Tani para derës pret djalli duke kërkuar hakun e vet. Por, tani borxh atij nuk i ka vetëm premieri dhe qeveria e tij, por e gjithë popullata. Ditë më parë, në Austri, Fyle si shembull pozitiv përmendi Shipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe marrëveshjen në mes Beogradit dhe Prishtinës. Maqedoninë askund! “Nuk flas vetëm për reforma boshe, por për reforma pëmbajtësore që njerëzve u sjellin dobi gjatë gjithë procesit të aderimit”- pat theksuar Fyle. Grekët përsëritën qëndrimin e tyre se për fqiun e tyre verior nuk është pengesë vetëm çështja e emrit, por edhe shumë sfera tjera – shkelja e parimeve demokratike, mediumet, gjyqësia, mos përmbushja e Marrëveshjes së Marsit (që u pat shpallur toalet-letër) etj. Pra, pushteti në vend të zgjidhjes së problemeve të vjetra, ai vazhdimisht ka shpikur probleme të reja. Ai madje ka filluar të sponzoroj feshitizimin e lidhjes me Rusinë (lidhja euro-aziatike), si alternativë e integrimeve euroatlantike. Kjo domosdo do të çojë në destabilizim serioz. Këso integrimi nuk është i mundur pa ndarje. Në Bruksel dha Vashington janë evidentuar deformime serioze të sistemit të këtuit. Madje edhe organizata me renome botërore siç është Fridëm Haus, këte sistem e emroj si “rregjim hibrid”. Arsyet janë të shumta.

E para, kontrolli qeveritar ndaj mediumeve ka arritur pikën kritike, sa që në disa segmente ajo tejkalon edhe Korenë Veriore. Çdokush që këtu prek interesin e pushtetit apo të krimit të përafërt me te, anatemohet, etiketohet dhe satanizohet gjer në ferr. Këtu vite ma radhë sundon politika e ndarjes dhe përçarjes. Shpallja e kundërshtarit politik për tradhtar paraqet mashtrim “patriotik” të skajshëm që gëlltitet nga masa, jo koshiente se këso mashtrimi aq të ëmbël për pushtetin domosdo determinon realitet të idhur për njerëzit. Në shembjen e urrave mes njerëzore janë angazhuar edhe do bashkësi fetare, të cilat si duket nga ngjyrat e errëta të xhipëve të tyre, edhe parimet e Zotit i lexojnë ndryshe – “urrejeni të afërmin tuaj”, apo “nëse ndokush ndaj jush me bukë – ju ndaj atij me gurr”. Haruan librat e shejta që thuajnë se një pikë urrejtje helmon një det tolerancë. Tejkaluan Biblën e Krishtin, Mojsiun e Telmunin, Muhamedin e Kuranin, pasi paraja dhe pushteti zavendësuan moralin dhe Zotin.

E dyta, pushteti që mbjell urrejtje e përçarje, ushqim të vetin ka nacionalizmin negativ. Vite ma radhë inskenohen incidente ndëretnike (të cilët asnjëherë më parë nuk kanë ndodhur). Këta djemë të ri që me çfardo mjeti sulmojnë gra e fëmijë, në rrugë e autobusë, janë epilog logjik i një politike që tani vite me radhë ushtrohet nga ky pushtet që në fakt është shndërua ne servis të grupeve mafioze.

E treta, gjyqësia është shndërrua në shtyllë turpi, ku humb e drejta, kurse fiton e padrejta. Këtu dënohen gazetarë e qytetarë që flasin të vërtetën, kurse profitojnë pushtetarë e qeveritarë. Shumë qeveritarë pa të drejtë fituan proceset, kurse të drejtët u dënuan. Këso gjyqësie vet meriton bankën e zezë. Premieri, të cilit i është vërtetuar autenticiteti i zërit, tani lyp dëshpërblim moral, kurse gjykata është e gatshme t’ia plotësoj!!! E prokurori një karikaturë teledirigjimi i mbylli sytë dhe tha se s’ka prova serioze!!!

E katërta, për qëllime elektorale pushteti ndërtoj një administratë piramidale, e cila kur të shembet të gjithëve do të na mbytë. Shqipëria fqinje, me tre milion banorë ka vetëm rreth 80 mijë administratorë, kurse ne me dy milion banorë kemi 180 mijë!!! Këtu përgjegjësia e akterëve nuk duhet të mbetet vetëm në domenin politik, por edhe në ate penal. I vetmi shtet në botë jemi ku njerëzit vite me radhë qëndrojnë në shtëpi e marrin rroga e sigurime.

E pesta, keqpërdorimi i inspektorateve dhe shërbimeve tjera për korrupsion e reketim të kompanive dhe individëve është shndërrua në rutinë. Organet shtetërore, në vend të mbrojtjes së ligjshmërisë, ata janë shndërrua në instrument për mbledhje të haraçit të paligjshëm. Krimi lulëzon, kurse pushteti përjeton në idilën e vet se sa shumë i qeshet fati, pa çarë kokën se sa shumë njerëzve u vajton fatkeqësia.

Tani premieri lyp nga tjerët që ata ta shpëtojnë nga vetvetja e tij. Por, shpëtimi i tij është baras me mbytje për popullatën. Ai tani është i vetëdijshëm se gjendet buzë gremisë, lyp dalje nga dyer që s’ekzistojnë. I drejtohet bashkësisë ndërkombëtare të cilën tetë vite e ka injoruar e keqpërdorë. Fakt është se që nga raporti negativ i Stejt departmentit amerikan për Maqedoninë, pasuan rafale raportesh tjera negative nga shumë organizata qeveritare e joqeveritare ndërkombëtare. Madje edhe hartuesit e raportit të Komisionit evropian tani plasojnë deklarata diametralisht ndeshë me ato që kanë në letër. Hovit, disa muaj më parë pat tërhequr vërejtjen se ndoshta edhe rekomanda për bisedime apo statusi kandidat do të vëhen në pikpyetje. Pra, tani është tejet e qartë se pa ndonjë hap serioz në zgjidhjen e emrit, raporti i ardhshëm do t’i gjason një nekrologu. Pushtetarët e këtuit vazhdimisht potencojnë se çelsi i progresit auroatlantik gjindet te Grekët, por ata me të drejtë ua këthejnë se po të keni shtëpinë në rregull çelsi është aty. A thua, duhet të qëndrojmë duarkryq duke pritur trenin që tani tetë vite nuk vjenë. Ai tren nuk ka nevojë për pritje, por për shtyerje. Sa më të gjatë ta ketë jetën ky rregjim, aq më e shkurtë do të kemi jetën ne. Tani më për Maqedoninë nuk shtrohet problemi i progresit, por i pengimit të destabilizimit dhe ndarjes së saj.

 

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button