O H” Kalliri i Mirësisë”, filloi aktivitetin humanitarë për Ramazanin 2014

OH” Kalliri i Mirësisë” sot startoi me realizimin e projektit të humanitarë për Ramazanin 2014. Ky projekt parasheh shpërndarjen e pakove ushqimore në qytete të ndryshme të vendit ,organizimin e iftareve të përbashkëta  si dhe shpërndarjen e veshmbathjeve për fitër bajramin në më shumë qytete të Maqedonisë.

Gjatë ditës së sotshme “Kalliri i Mirësisë” bëri shpërndarjen  e 100 pakove ushqimore për skamnoret, projekt ky i cili u realizua në bashkëpunim me Organizatën Turke IHH, me të cilën “Kalliri I Mirësisë” ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Njeherit organizata i bën apel gjithë bamirësve që të tregojnë bujari dhe solidaritet dhe të mbështesin këtë projekt  humanitarë me te cilin do t’u mundësohej shtresave të varfra që me lehtë te kalojnë ditët e këtij muaji te begatshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button