Bler po ndihmon Shqipërinë për të hyrë në BE

oni Bler rrezikon të shkaktojë sërish debat pasi po ndihmon Shqipërinë të ecë përpara në rrugën për integrimin në BE. Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe është kritikuar ashpër për vendimin për hapjen e kufirit britanik për emigrantët e Evropës Lindore në vitin 2004 duke lejuar që të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar rreth 669 mijë punëtorë.

Por, Bleri e ka mbrojtur vendimin e tij dhe po punon për të ndihmuar ish-republikën komuniste të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE. Bler dhe ish-këshilltari i tij, Alastair Kembell, që kanë lidhje të forta me Shqipërinë gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999, vitin e kaluar u bënë këshilltar pa pagesë për Shqipërinë.

Vendi ballkanik ka tejkaluar shqetësimet për korrupsion endemik dhe krimit të organizuar duke u bërë zyrtarisht kandidat në Bruksel.

Sot, zyrtaret e BE-së do të firmosin zyrtarisht vendimin për të nisur procesin e përgatitjes për anëtarësim. Shqipëria dështoi tre herë për marrjen e statusit që prej vitit 2009.

Marrë me shkurtime nga “Daily Mail”. /Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button