Pasuria e tiranëve, ja si e krijuan diktatorët pasurinë dhe pushtetin

A jeni kuriozë të dini shifrat e pasurisë dhe si e krijuan atë, personat më të pushtetshëm të botës? Po ju paraqesim shifrat e pasurisë së diktatorëve dhe politikanëve më të njohur:

1. Adolf Hitler, Gjermani

Diktatori nazist Adolf Hitler kishte grumbulluar një pasuri prej 3.6 bilion paund-ësh, sipas studimeve të fundit. Ai kishte në pronësi një numër të madh shtëpish luksoze, dhe një koleksion prej 8500 veprash arti të vjedhura, me vlerë prej qindra miliona paund-ësh. Por ai nuk është i vetmi diktator që ka abuzuar me pozitën e tij.

2. Muammar Gaddafi, Libi

Para se të rrëzohej pas  kryengritjes së Pranverës arabe, Kolonel Gadafi kishte grumbulluar një pasuri familjare që shkonte deri në  47 billion paund, nëpërmjet skemave korruptive të fitimit të parave apo nga marrëveshjet e naftës.

Paratë e tij të shumta, dëshmonin jetën e tij luksoze që bënte, sidomos për fëmijët e tij, Saif al-Islam dhe Muatassim, të cilët vetëm për një natë paguan këngëtaren e njohur Beyonce me 1.2 million paund për të kënduar.  Familja e çmendur, gjithashtu bleu një pjesë të klubit italian, Juventus.

3. Saddam Hussein, Irak

Kur Sadam Huseini u arrestua në vitin 2003, ai kishte një pasuri me vlerë  1.2 bilion paund, të cilën e kishte fituar duke kontrolluar dhe  korruptuar ekonominë e vendit dhe fushat fitimprurëse të naftës, për më shumë se 30 vjet.

Trupat që zbarkuan në pallatin presidencial të al-Sijoud në Bagdad, dëshmuan se banesa e diktatorit, ishte e gjitha e larë në ar, duke filluar që nga tualeti, furça e dhëmbëve e deri tek armët.

Diktatori madje urdhëroi disa projektues  të ndërtonin një dru palme të bërë nga kristale, për të shkruar një kopje të Kuranit me gjakun e tij.

4. Kim Jong, Korea e Veriut

Djali i Kim Jong-ut, trashëgoi në pasuri prej  3 bilion paund-ësh nga vdekja e të atit të tij.

Në vitin 2012 ai e dyfishoi në 6 bilion paund atë që babai i kishte trashëguar, duke u marrë me importimin e mallrave të luksit. Kjo përfshinte makina luksoze, një teatër privat për aleatët e tij më të ngushtë dhe një koleksion të pianove.

5. Bashar al Assad, Siri

Pasuria personale e diktatorit shkon deri në 900 milion paund, por në se përfshihet pasuria që zotëron e gjithë familja e tij në Siri,  shifra mund të shkojë më shumë se  70 bilion paund.

6. Fidel Castro, Kubë 

E diskutueshme është çështja mbi Fidel Castron pasi gjithmonë është supozuar se ai bënte një jetë të thjeshtë dhe modeste. Por revista “Forbes” shkruan se pasuria e tij arrin deri në 530 milion paund.

7. Vladimir Putin, Rusi 

Sundimtari rus pretendon se ka jetuar  një jetë relativisht modeste me pagën e tij zyrtare 110.000 paund, por analistët e biznesit besojnë se ai ka një pasuri  që shkon deri në  40 bilion paund,  duke përfshirë pronësinë e firmave të mëdha me gaz dhe naftë në det të hapur.

Thuhet se kushton 1 miliard paund në vit, vetëm për të ruajtur shtëpitë e tij, aeroplanët dhe makinat. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button