fbpx

Jep dorëheqje sekretari i përgjithshëm i BFI Afrim Tahiri

Është dorëhequr sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Afrim Tahiri. Vendimin për dorëheqje Tahiri e publikoi në profilin e tij në Facebook. ‘ Në pamundësi që edhe më të merrem dhe fajësohem për gabimet e të tjerëve, jap dorëheqje nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkësisë Fetare Islame të RM. Si ish nxënës i SHMI-së “Medreseja Isa Beu”, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, shfrytëzoj nga rasti t’u uroj këtë muaj të shenjtë dhe përmes jush t’u apeloj të gjitha forcave teologjike që të japin maksimumin e tyre në të mirë të shkollimit sa më cilësor të gjeneratave të reja, shkruan në profilin e tij tani më ish sekretari i BFI-së Afrim Tahiri.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close