Emrat e zëvendësministrave nga radhët e BDI

Nimetulla Halimi, zv/ministër i Transportit dhe lidhjeve, Arben Llabenishti zv/ministër i mbrojtjes, janë emrat e rinj të zv/ministrave të BDI-së. Ndërkohë Zemri Qamili dhe Ardian Xheladini vazhdojnë edhe më tej me postet e tyre; Qamili-zv/ministër i brendshëm dhe Xheladini, Zv/ministër i financave.

Në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë së BDI-së u formua edhe Sekretariati për burime njerëzore të cilit i është dhënë mandati për të vendosur rreth emrave që do të drejtojnë edhe eshalonin e tretë. Këtë komision do ta drejtojë kreu i partisë Ahmeti. Anëtarë e tjerë janë Musa Xhaferi, Sadulla Duraku, Teuta Arifi, Nazim Bushi, Talat Xhaferi, Arban Llabënishti dhe Abdilaqim Ademi. Janë formuar edhe disa sekretariate të tjera brenda partisë, detyra e të cilave është shqyrtimi i materialeve dhe iniciativave, të cilat kur të vijnë në kryesi, të jenë më të sublimuara dhe më konkrete.

Lajme të ngjashme

Back to top button