Sanchez: Nuk kemi frikë nga Brazili

Alexis Sanchez një nga sulmuesit më në formë ka deklaruar se kombëtarja e Kilit nuk duhet të ketë aspak frikë nga Brazili.

Ëndrra e Botërorit mbetet e paprekur thotë Sanchez i bindur pasi ai me shokë i dhanë goditjen fatale kampionëve në fuqi të Spanjës. Përse të mos e provojnë edhe me të zotët e shtëpisë?

“Duam të përsërisim vetveten kundër një tjetër favoriteje të madhe. Patëm thjesht një incident rastësor gjatë Holandës, por edhe trajneri kishte bërë ca turnover pasi ishim të kualifikuar. Ajo ndeshje nuk do të thotë shumë edhe pasi u vendos nga detajet. Ju lejuam holandezëve vetëm 5 minuta dhe ata ditën të përfitonin. Kundër Brazilit nuk do të përsërisim gabime të tilla”,tha Sanchez./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button