Xhaferi: Pa integrimin në NATO dhe BE – Marrëveshja e Ohrit nuk ka kuptim

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, sot ka realizuar takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Charles Edmund Garrett.

Situata politike në vend, procesi i integrimit, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit (MO) ishin disa nga temat për të cilat u bë fjalë në këtë takim të parë në mes zëvendëskryeministri Xhaferri dhe ambasadorit Garret. Bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi në mes dy vendeve, përkatësisht dy qeverive është i mirë dhe njëkohësisht u dakorduan që bashkëpunimi i mirë të vazhdojë në të ardhmen.

Në këtë rast, zëvendëskryeministri Xhaferi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që i kanë dhënë Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për projektet paraprake si përkrahje për politikat që rrjedhin nga MO-ja, por edhe për Sekretariatin si institucion që implementon dhe monitoron atë. Njëkohësisht, ai kërkoi që kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim të vazhdonë edhe në dekadën e dytë të zbatimit të këtij dokumenti paqësor të Ohrit.

Zëvendëskryeministri Xhaferi e njohu ambasadorin edhe me hapat që janë ndërmarr në zbatimin në praktik të Marrëveshjes së Ohrit duke ritheksuar se zbatimi i MO-së dhe integrimi i vendit në BE dhe NATO  mbeten disa nga prioritet në punën e Qeverisë së re, sepse sipas tij, pa integrimin në NATO dhe BE-Marrëveshja e Ohrit nuk ka kuptim

Ambasadori Garrett shprehu gatishmëri për të vazhduar mbështetjen pa rezervë për MO-në dhe zbatimin e saj duke vlerësuar lart vlerat evropiane që kjo marrëveshje ka për vendin dhe tërë rajonin. Ai edhe njëherë ritheksoi mbështetjen që Britania e Madhe ia jep Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Krejt Gabim Xhemaat! E VERTETA ESHTE: Pa realizimin e marrveshjes se ohrit e pakuptimt eshte Nato dhe Eu. Nuk shkohet ne E7 dhe Nato me drejta te cunguara…

Back to top button