Konkursi për pilotë, fillon përzgjedhja e kandidatëve

Nga 466 kandidatët e paraqitur për pilotë policor, dy fazat e para përzgjedhëse arritën t’i kalonin vetëm 34. Sot nisi faza përfundimtare e përzgjedhjes së të ashtuquajtur ‘AIR Screening’ e cila do të zgjasë deri më 12 shtator të këtij viti. Kadetët do të jenë vetëm 12 të tillë, që do të vazhdojnë trajnimin për pilotë të helikopterëve policor.

“Kjo është një nga fazat përfundimtare të përzgjedhjes. Pasi të konfirmohet ekzistimi ose jo i potencialit që kandidati të trajnohet për pilot, do të duhet të kalohet edhe një përzgjedhje që më pas të bëhet përzgjedhja finale. Kjo do të thotë se kandidatët janë të ndarë në disa grupe. Ata e kanë patjetër të kalojnë përzgjedhjen në ajër, fillimisht grupi i parë që do të kalojë këtë përzgjedhje deri më 17 korrik, e më pas vjen grupi i dytë i cili do të testohet prej datës 11 gusht deri më 12 shtator, dhe atëherë do të jetë data finale ku në bazë të të gjitha parametrave do të mund të bëhet përzgjedhja se cilët janë ata kandidatë që do të bëhen kadetë për pilot të policisë”, u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Drejtori i Qendrës për trajnim të pilotëve Jaari Shraga tha se ai është i kënaqur nga kandidatët dhe aftësitë e tyre.

“Ne ndodhemi një fazë shumë intensive në të cilën jemi të angazhuar që të shohim se cilët kandidatë posedojnë cilësitë e nevojshme për t’u bërë pilot policor”, tha Jarii Shraga, drejtor i Qendrës për Trajnim të Pilotëve.

Grupi i parë i përbërë nga 17 kandidatë për pilotë policor, ‘AIR Screeningun e filluar prej sot do të duhet ta përmbyllin më 17 korrik. Përzgjedhja për grupin e dytë do të nisë nga data 11 gusht dhe do të zgjasë deri më 12 shtator. 

Lajme të ngjashme

Back to top button