100 mijë euro do të harxhojë ministria e financave për mobile

Rreth 100 mijë euro është planifikuar të harxhojë Ministria e Financave për prokurim  të mobileve.

Në faqen e Byrosë thuhet se Ministria e Financave ka nevojë për prokurim të mobileve, porosi dhe montazhe të karrigeve dhe atë: karrige të punës, karrige për salla për takime, karrige për nxënësit, karrige për salla për press konferenca, karrige për salla konferencash…

Përveç kësaj në shpallje kërkohet edhe montimi i rafteve të arkivit dhe magazinave.

Ministria e financave ka vlerësuar se gjithë kjo do të kushtojë rreth 100 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button