Qeveria ka harxhuar 78 për qind nga deficiti buxhetor i planifikuar

Qeveria për pesë muaji ka harxhuar 217 milion euro ose 78 për qind të deficitit buxhetor i projektuar që të jetë 300 milion euro për gjithë vitin, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Financave.

Deri në fund të vitit, nëse qeveria do të mbetet në deficitin buxhetor të projektuar, i mbesin edhe 27 për qind ose 80 milion euro deficit të lejuar.

Të dhënat tregojnë se qeveria më së shumti ka harxhuar në tremujorin e parë të vitit, rreth 31 milion euro në muajin janar, 92 milion euro në muajin shkurt ndërsa në muajin mars ka rritur deficitin në 58 milion euro.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë muajit maj janë ulur të hyrat dhe të dalat, krahasuar me muajin prill. Në buxhet kanë hyrë të ardhura prej 197 milion euro që është për 17 milion euro më pak se muajin prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button