Dy shtetas kosovarë arrestohen në Bogovinë të Tetovës

Dy shtetas të Kosovës A.M (38) dhe J.B (63) janë kapur dhe arrestuar nga policia e Tetovës si të dyshuar ku dje rreth orës 09:50 minuta në afërsi të tregut të kafshëve në Bogovinë kanë kryer e vjedhje tek personi F.E (58) nga Forina e Gostivarit informoi sot zëdhënësi i policisë në Tetovë Marjan Josifovski.

“Qytetari nga Forina erdhi në treg për të blerë një lopë. Kosovari A.M i është afrua atij ku shfrytëzoi pakujdesin e tij dhe nga xhepi i këmishës ia morri 495 eurot . Sapo ka vënë re F.E nga Forina ka filluar të fjaloset ku A.M ja ka kthyer 265 euro. për të mos e thirrur policinë. Megjithatë dy kosovarët janë ndaluar shpejt nga policia e Tetovës ku do të përballen me ligjin” tha Josifovski.

Zëdhënësi i MPB-Tetovë tha se kosovari J.B dyshohet se ka kryer edhe një vjedhje me datë 09.06 në objektin e Postës së Maqedonisë në Tetovë, një qytetari duke i marrë nga xhepi i pantallonave 19.500 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button