Paga mesatare 21.175, të punësuarit që nuk kanë marrë paga 1.5 për qind

Sipas të dhënave të Entit Shtetërorë për Statistikë, për muajin prill 1.5 për qind të të punësuarve në vend nuk kanë marrë paga.

Paga mesatare neto për muajin prill ka qenë 21.175 denarë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetërorë për Statistikë.

Rritje të pagës mesatare krahasuar me muajin shkurt, ka pasur në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gazë dhe klimatizimet, veprimtaritë financiare dhe sigurimeve. Rritje ka shënuar edhe sektori i ndërtimtarisë për 3 për qind.

Statistikat e Entit, tregojnë se pagesa e pagës bruto për muajin prill ka qenë 32.027 denarë. Rritje të pagës bruto ka pasur në po të njëjtit sektor.

Sipas të dhënave të Entit Shtetërorë për Statistikë, për muajin prill 1.5 për qind të të punësuarve në vend nuk kanë marrë paga.

Lajme të ngjashme

Back to top button