Ahmeti dhe Thaçi, u urojnë besimtarëve mysliman muajin e bekuar të Ramazanit

Liderët e dy partive më të mëdha shqiptare, urojnë besimtarët mysliman për muajin e bekuar të Ramazanit.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nëpërmjet të një komunikate, uron besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të ramazanit.

“Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të çdo anëtari dhe përkrahësi të Bashkimit Demokratik për Integrim, si dhe në emrin tim personal, të uroj të gjithë besimtarët mysliman për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ramazani është i mirëseardhur për të gjithë ne sepse devotshmëria jonë gjatë këtij muaji na mundëson të jemi më afër Perëndisë dhe familjes, por njëkohësisht na sjell edhe prehje shpirtërore dhe marrëdhënie më të mira ndërnjerëzore. Shpresoj që ky muaj i shenjte gjithashtu të sjellë në familjen e çdo besimtari paqe, qetësi dhe harmoni. Kjo festë e bekuar na rikthen tek vlerat më të mira njerëzore mbi të cilat reflektojmë fuqishëm gjatë muajit të agjërimit”, thuhet në urimin e BDI-së.

Edhe PDSH në emër të kryetarit të saj, uron gjithë besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit.

“Në muajin e shenjtë të Ramazanit uroj solidarizim dhe mbështetje të sinqertë ndaj atyre që më së shumti kanë nevojë, mëshirim ndaj njëri-tjetrit dhe shpresë që sakrifica dhe devotshmëria jonë të pranohet! Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë paqe, mirëqenie dhe harmoni në shpirtin dhe familjet tuaja. Qoftë i bekuar muaji i shenjtë i Ramazanit”, thuhet në urimin e PDSH-së.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button