Tetovë, Grindet me vëllaun, e godet në kokë me tullë bekatoni

Sipas njoftimit nga MPB-Tetovë,  incidenti ka ndodhur  dje në shtëpinë e F.A (65), për arsye të panjohura deri më tani , filloi grindja me vëllain e tij SH.A.

(57) dhe djalin e vëllaut të tij B.A  (27), ku ai gërmonte në kanal për vendosjen e gypave të ujit. Grindja shpejt u kthye në një luftë fizike në të cilën vëllai më i madh hyri në shtëpi, ku gjeti një tullë betoni, ku më pastaj u u kthye dhe e goditi  vllaun  SH.A. në  kokë.  Pas goditjes SH.A është dërguar menjhëherë  në Spitalin Klinik të Tetovës, ku pasi është dhënë  ndihma mjekësore  është liruar nga spitali. Policia më vonë arrestoi F.A dhe kundër tij do të ngrejë padi penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button