fbpx

Sela në Kumanovë: Ka ardhur koha për fitoren e madhe të PDSH-së

Ziadin Sela në kuadër të aktiviteteve të nismës së tij për reformimin  e PDSH-së ka qëndruar sonte në Kumanovë, ku ka realizuar një takim me përkrahësit e kësaj nisme në këtë qytet.

Takimi u zhvillua në formë të debatit ku të pranishmit drejtonin pyetje, ndërsa e përgëzonin Selën për aktin e guximshëm dhe kombëtar.

“PDSH-ja e vërtet është anatari i thjeshtë i saj, kur jemi këtu lirisht mund të themi se nuk mund te fitohen zgjedhjet me 2-3 javë fushat nga njëra anë, e nga ana tjetër të fajsohen aktivistët kur vet me muaj dhe vite shahen mediumet, individe, shoqëri, parti opozitare etj. Nuk ka ndodh ndonjëhere që PDSH-ja ti ngrihet ne këmbë Gjorgje Ivanovit, e të rrijë gaditur atij derisa këndohet himni me Dame Gruevin e Jane Sandanskin… këtë turp nuk e han antarët dhe aktivistët e PDSH-së!

Çkuptim ka sllogani i partisë sonë “SHQIPTARËVE U MUNGON LIRIA” kur kjo LIRI mungon brenda partise sonë, Nuk mund të kërkojm atë që nuk e respektojmë vetë brenda PDSHsë. Liria fillon nga vetja, nga familja jonë, nga shpija jonë dhe nëse ne nuk respektojmë lirin e tjetrit, lirin e mendimit dhe shprehjes së lirë… çkuptim kanë fjalët.

Ne nuk duhet ta përmbushim qëllimin allaBDI-ste që tzëm nja 5 karrike ministrash dhe nja 30 drejtoresh, NE spari duhet ti fitojm zgjedhjet, JO ta marrë Gruevski a Cervenkoski nprehër Menduhin a PDSH-në gjoja për aktivistët. ANTARËT DHE MILITANTËT TONË DUAN FITORËN E PDSH-së, pas kësaj Qeveria është ndeshje e fituar” tha Ziadin Sela.

“Kjo iniciativë ka për qëllim fitoren tonë të përbashkët, fitoren e madhe të shqiptarëve të Maqedonisë dhe gjithashtu fitoren e parë të Menduh Thaçit. Ne jemi simpatizantë, anëtarë të PDSH-së, jemi ata që ndjekim rrugën e vërtetë që e trasoi lideri ynë Arbën Xhaferi. Ka ardhur koha dhe momenti për të shënuar fitoren e merituar”, tha Sela, në takimin me përkrahësit e tij në Kumanovë

Sela tha se Marrëveshja Politike e PDSH-se është udhërrëfyes i kësaj iniciative të sinqertë,  cila sipas tij po rritet fuqishëm dita-ditës.

Ndërkaq,   jozyrtarisht merret vesh që  së shpejti Sela do të  mirpritet edhe në nëndegë të tjera të PDSH-së në Shkup, Tetovë dhe Gostivar.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close