Vetëvendosja zyrtarisht kushtëzon kualicionin

Koalicioni opozitar LDK-AAK-NISMA do ta ketë mbështetjen e VV-së në Kuvend vetëm nëse pajtohet t’i rishikojë dialogun me Serbinë dhe procesin e privatizimit ndërsa kërkon dialog të drejtpërdrejtë me serbët e Kosovës.

VV është për vazhdimin e dialogut me Brukselin “për të ripërcaktuar marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në marrëdhënie të plota kontraktuale me BE-në, si të gjitha shtetet e tjera të rajonit”.

Në dokument të VV, gjithashtu kërkohet dërgimi i marrëveshjeve me Serbinë në Komisionin e Venecias për interpretim të legjitimitetit të tyre.

Të gjitha këto pika dhe kërkesa të VV, janë paraqitur në Draftmarrëveshjen për kornizën operacionale dhe politike për një qeveri të përkohshme, prej tetë faqesh të cilën e ka ofruar Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme

Back to top button