Nga java e ardhshme do të rriten çmimet e cigareve

Prej fillimit të korrikut në Maqedoni fillon të aplikohet kalendar dhjetë vjeçar për rritje në etapa të akcizës për cigare dhe pritet që të rritet edhe çmimi me pakicë i cigareve.

Nga kompania TDR deri tani nuk zbulojnë nëse dhe për sa do të shtrenjtohen prodhimet e tyre, por thonë se këto mbasi gjithsesi do të keni ndikim mbi produktet e tyre.

Menaxhmenti i kompanisë thotë se vendi ka tregun më të vogël në të zezë në rajon që përfshin vetëm 2%, derisa në disa vende kjo arrin edhe deri 20% dhe për këtë shkak kompanitë kanë ulje të prodhimtarisë. TDR e cila shet në rajon në disa vende evropiane, ndërsa prej vitit të kaluar edhe në Lindjen e Mesme, pjesën më të madhe të duhanit oriental e blenë nga Maqedonia në sasi të cilat janë dyfish më shumë se sasitë që pastaj i shet.

Nëse Maqedonia, si prodhues i madh i duhanit oriental, vepron sipas rekomandimeve të SZO për zvogëlim të prodhimtarisë, ajo mund të shkaktojë shtrenjtimin e tij, por edhe hulumtim për gjetje të tregjeve të reja, thonë nga kompania e cila në bazë të akcizave dhe TVSH-së vitin e kaluar buxhetit i ka paguar mbi 16 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button