fbpx

FRI, organizon manifestimin, “Ramazani, muaji i lirisë dhe shpresës”

Nën moton “Ramazani, muaji i lirisë dhe shpresës”, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Forumi Rinor Islam në Maqedoni më datë 27 qershor 2014 bën organizimin e manifestimit “Mirë se vjen muaji Ramazan” i cili organizohet disa vite me radhë nga Forumi Rinor Islam – Dega Shkup.

Edhe këtë vit sikurse edhe vitin e kaluar manifestimi do të mbahet në Çarshi të Vjetër të qytetit të Shkupit, para xhamisë Murat Pasha me fillim prej ora 20.30 (pas namazit të akshamit).

Ky manifestim do të përcillet me program modest: fjalime, recitim i poezive, këndimi i ilahive si dhe në fund lansimi i fishekzjarrëve  me ç ‘rast do të shënohet edhe fillimi i muajit të bekuar të Ramazanit

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close