Kryetari Ahmeti takon ish kreun e PD te SHBA, Howard Dean

Në selinë e Institutit Kombëtar Demokrat (NDI) në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka realizuar një takim pune me Howard Dean, ish kryetar i partisë demokratike të SHBA si dhe Guvernator për 6 mandate.  Dean është gjithashtu anëtar i bordit drejtues të organizatës amerikane NDI.

Ahmeti dhe Dean folën rreth bashkëpunimit të frytshëm të BDI me NDI gjatë 12 viteve të kaluara si dhe për nevojën që ky bashkëpunim të vijoj edhe në të ardhmën në disa fusha.

Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe rreth zhvillimeve politike në vend dhe rajon, me ç’rast, Kryetari Ahmeti foli për rëndësinë e proceseve integruese EuroAtlantike të Maqedonisë si dhe për nevojën e angazhimit më të madh dhe të drejtpërdrejt të komunitetit ndërkombëtar.

Vendimi i samitit të NATO në Bukuresht nga viti 2008 ku theksohet që Maqedonia do të pranohet në NATO sapo të arrij kompromis me fqiun jugor është akoma në fuqi. Për këtë arsye, për t’u anëtarësuar në NATO, Maqedonisë nuk i nevojitet samit zgjërimi, por kompromis me Greqinë mbi çështjen e emrit.

Ahmeti vlerësoi që koha është tani dhe që palët janë shumë afër kompromisit, por duhet që të ulën dhe të diskutojnë me ndërmjetësim ndërkombëtar.

Dean nënvizoi kënaqësinë e bashkëpunimit të suksesshëm me BDI duke theksuar që nga të gjitha partitë politike në vend, NDI ka partneritetin më të gjatë me BDI-në.

Lajme të ngjashme

Back to top button