Tërnava: Në Kosovë nuk ka vend për ekstremizëm apo fundamentalizma fetar

Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, në rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, i ka përgëzuar besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe në të gjitha trojet shqiptare, duke i dashuruar agjërim të lehtë, shtim te ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

Myftiu Tërnava ka thënë se në Kosovë nuk ka vend për ekstremizëm apo fundamentalizma fetar. Ai ka thënë se në shtetin e Kosovës duhet të vazhdojë të mbizotërojë paqja, harmoni dhe toleranca fetare, shkruan “Epoka e Re”.

Tërnava ka shprehur bindjen se çështja e mbulesës do të zgjidhet së shpejti, duke shprehur keqardhjen se Kosova është shteti i vetëm që ndalon mbulesën në institucionet publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button