Vetëm 15 përqind e përdoruesve të drogës marrin trajtim mjekësor

Sipas hulumtimit të Institutit për Shëndetësi Publike  në Maqedoni ka rreth 10.300-10.900 persona të cilët përdorin droga të ndryshme, prej të cilëve, shumica e marrin me injekcion atë.

Prej tyre, në trajtim janë rreth 1500 ose 15% e tyre, që është një shkallë e ulët e mbulimit të popullatës. Sipas standardeve evropiane, shteti ka politikë të mirë nëse të paktën 60% e popullatës së shfrytëzuesve është në kontakt me ndonjë program për mjekim, paralajmërojnë nga OJQ “HOPS”.

Gjithashtu, kanë ngecur totalisht programet për risocializim të cilat janë vetëm në katër qytete të Maqedonisë, theksojnë nga “Hops”.

Në Maqedoni nuk ka programe për trajtim për fëmijët të cilët përdorin drogë dhe nu ka programë për risocializimin e tyre.

Sipas të dhënave të marra nga qendrat për preventim dhe trajtim të personave të cilat kanë përdorur drogë në tre vitet e fundit, nuk ka asnjë person nën moshën 18 vjeçare i cili është duke u trajtuar me metadon dhe buprenofin.

Lajme të ngjashme

Back to top button