BRAZILI 2014

Ashtu edhe siç pritej përpara fillimit të kampionatit botëror të futbollit Brazil 2014, ashtu edhe del që ky botëror është një kampionat që dhuron shumë futboll të bukur dhe cilësor në shumë ndeshje, shumë gola spektakolarë, futboll të shpejtë dhe të thjeshtë si dhe emocione të mëdha, por nga ana tjetër kemi edhe shumë futboll taktik, me shumë vendosje të përqëndruara në fushë, mbulimi i çdo pjese të terrenit nga sulmet kundërshtare, shumë analiza rreth lojës së kundërshtarëve, një përqëndrim i jashtëzakonshem përgjate 90 minutave, respektim maksimal i detyrave të dhëna nga seleksionuesit si dhe shfrytëzimi efektiv i atyre pak “hapësirave” të lira në fushë për të arritur rezultatet e hartuara paraprakisht, situatë kjo të cilën jemi duke e hasur në shumë ndeshje në mes te ashtuquajturave kushtimisht ekipe të “mëdha” dhe ekipe të “vogla” (Argjentinë- Iran 1-0, Gjermani-Ganë 2-2, Itali- Kostarikë 0-1 etj), e ku në rezultatin final që ka rezultuar të jetë i ngushtë ose edhe “befasues” dhe për tu zgjidhur ndeshja kanë vendosur disa elemente shumë të vogla, ose gabime minimale, ose shpërqëndrim në fazën finale të ndeshjeve e cila mund të ketë qenë edhe një lodhje fizike nga kushtet e vështira atmosferike të cilat mbisundojnë në Brazil, e që vështirësi më të mëdha hasin ekipet europiane për shkak të dallimit të madh klimatik që mbizotëron në “kontinentin e vjetër” dhe në Brazil ku lagështija e ajrit është shumë e lartë dhe paraqet një lodhje të shumëfishuar për futbollistët për dallim nga kushtet normale kur luajnë futboll në nivele të larta.

Nga ana tjetër deri në këtë fazë kemi disa ekipe të kualifikuara nga Amerika Latine (Kolumbia, Argjentina,Brazili, Uruguaji dhe Kili) të cilat të udhëhequra nga euforia e publikut të shumtë që i përkrah si dhe nga njohja e ambientimi me kushtet klimatike kanë bërë që aspak të mos paraqiten kushtet atmosferike si problem në botërorin e Brazilit. Botërori Brazil 2014 gjithashtu shfaq edhe një tjetër element interesant për sa i përket vet lojës së futbollit të luajtur. Kemi ekipet europiane siç janë: Italia, Gjermania, Spanja, Portugalia, Anglia, apo edhe Franca, të cilat si zakonisht ashtu edhe në këtë botëror janë në rrethin e favoriteve për plasman të lartë dhe që aplikojnë një stil loje me shumë pasime dhe shumë lëvizje në fushë, ( ndeshja Itali-Angli rreth 1100 pasime të sakta nga të 2 ekipet), situatë që nuk e kemi hasur më herët në kompeticionet europiane apo botërore për shkak të lojës së njohur të italjanëve të orientuar në mbrojtje, apo Spanjën nga ana tjetër që historikisht vitet e fundit aplikon futboll me shumë pasime, por që në këtë botëror nuk i ka shkuar për së mbari dhe eliminohet nga faza e grupeve. Një risi e këtij botërori është reprezentacioni i Francës që luan një futboll të logjikshëm, agresiv, të shpejtë dhe efektiv, jo me shumë pasime dhe me shumë insistime të sulmojë por që mundohen maksimalisht dhe me një shpejtësi të madhe të shfrtytëzojnë hapësirat e zbrazëta që i lejon kundërshtari për të realizuar (rezultati i lartë kundër Zvicrës është arritur praktikisht duke shfrytëzuar hapësirat e lira në mbrojten zvicërane nga daljet e mbrojtësve anësor zviceran). Nga kjo del që futbolli me shumë pasime përgjate 90 minutave jo që nuk është më në “modë”, por që është zëvendësuar ose është plotësuar me disa elemente të tjera si: agresivitet, shpejtësi, shfrytëzim maksimal i “mini” hapësirave të lejuara nga kundërshtari, dhe një racionalitet-thjeshtësi të skajshme në fazen e finalizimit të aksioneve, e që deri më tani rezulton të jetë mjaftë efektiv dhe i suksesshëm.

Brazili 2014 është edhe një moment jashtëzakonisht emocial dhe që na bën të krenohemi neve shqiptarëve, pasi që është hera e parë që në këtë botëror paraqitemi me 7 lojtar shqiptarë, në 3 seleksione të ndryshme e që për hirë të vërtetës që të 3 këto reprezentacione janë pretendente për të kaluar fazën e grupeve dhe për të arritur pse jo edhe deri në ndeshjet finale të këtij botërori. Në këtë drejtim, emocion dhe ndjesi e veçantë është që Gostivarasit e mi, sot krenohen me Admir Mehmedin dhe Shkodran Mustafin të cilët padyshim që janë ambasadorët dhe përfaqësuesit më të denjë të qytetit tim, e që meritojnë të shpallen qytetar nderi në komunën e Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button