fbpx

Federata e Futbollit e Maqedonisë interesohet për talentet jashtë Maqedonisë!

Amir Ramadani lojtar i U15 në Team Vaud i lindur më 07.04.1999 në Nyon të Zvicrës me shtetësi edhe të Maqedonisë u kontaktua nga zyrtarë të FFM-s në Nyon gjatë një turniri të organizuar nga UEFA selia e së cilës është në Nyon!

E pamë të arsyeshme të shkruajmë një artikull i cili ka të bën me sportin, përkatësisht me futbollin! Në Nyon të Zvicrës ku edhe gjendet selia e UEFA-s u organizua një trening të cilin e zhvilluan lojtarët e U15 nga Nyon-i dhe një lojë minutash të shkurtë. Në të vërtetë në këtë trening ishin të ftuar trajnerë nga Gjeorgjia, Maqedonia si de shumë fotografë dhe gazetarë të UEFA-s për të parë se si ushtrohet me lojtarë të këtyre kategorive në Zvicër dhe sipas kërkesave të UEFA-s, ndërsa gazetarët e shumtë ishin aty të ushtrojnë, mësojnë  dhe përforcojnë profesionin e tyre!

Pas mbarimit të këtij manifestimi sportiv, trajnerët ndalen dhe flasin me lojtarët e Nyonit! Në mesin e trajnerëve ishin edhe ato nga Maqedoni dhe menjëherë janë interesuar mos vallë ka në këtë ekip U15 lojtarë nga Maqedonia?

Paraqitet Amir Ramadani dhe thotë se ai është nga Maqedonia, lojtarë i cili i ka kaluar të gjitha kategoritë e grupmoshave prej se i kishte 5 vjet deri në U15. Ky djalosh kaloi me shumë sukses të gjitha grupmoshat dhe ishte lojtarë kyç në epikën e tij! Për talentin e tij flasin me admirim të gjithë trajnerët që kishte dhe shokët e tij! Luan mesfushor, teknik shumë i mirë, dhe shumë i koncentruar kur luan!

Jam i sigurt se zyrtarët e FFM-s kanë gjetur një talent të rrallë për të cilin me siguri se do të dëgjohet shumë në të ardhmen! Ia vlen të merret në kombëtaren e Maqedonisë. Amiri dhe babai i Amirit presin që të paraqiten ata të  FFM-s.

 Alisetar Ramadani

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close