Përgjimet e Lazaratit: Hapni zjarr sa t’i shikoni policët

Pjesëtarët e grupit kriminal në Lazarat që sulmuan policinë, e cila zbarkoi në fshatin që cilësohet si “kryeqyteti” i hashashit në Europë, kanë pasur biseda të shpeshta telefonike me njëri-tjetrin dhe kanë koordinuar veprimet për të ndalur forcat speciale.

Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë përgjuar telefonat e disa prej të dyshuarve dhe nga zbardhja e bisedave, hidhet dritë mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tyre, me qëllim për të mos lejuar forcat speciale që të zbarkonin në fshat, aty ku për më shumë se dy dekada nuk kishte shkelur këmbë polici dhe me të drejtë, Lazarati mund të konsiderohej si një ‘shtet’ brenda shtetit. “GSH” disponon një pjesë të dosjes së Prokurorisë për Krime të Rënda, ku janë zbardhur bisedat e disa prej të dyshuarve, të cilët janë tashmë të identifikuar.

Gjatë bisedave telefonike, bie në sy fakti se fjalori i përdorur nga pjesëtarët e grupimit kriminal, që derdhën breshëri armësh në drejtim të forcave speciale, është shumë vulgar. Madje, njëri prej tyre urdhëron që të qëllohet mbi forcat e policisë. “Hë mo si është gjendja? – pyet ai në telefon. “Hiç, na erdhën këtu tek shpia”, – i përgjigjet shoku i tij, i pozicionuar për “luftim”, i cili shfaq shqetësim se nuk arrin t’i shquajë forcat e policisë. “Po ça more, kur të dalin, binuni se i q.. robt”, – e urdhëron bashkëbiseduesi.

Ai i përgjigjet: “Po nga tu dalin nga tu ashtu, ata na vunë përpara ne”.

Më poshtë po botojmë një pjesë të dosjes, ku zhvillohet dialogu mes të dyshuarve si pjesëtarë të grupit kriminal.

Lajme të ngjashme

Back to top button