fbpx

Intervistë ekskluzive me Shpat Kasapin

Pas suksesit me këngën “N ‘shpirt me ke vra” në bashkëpunim me Eli-G dhe Barbana Dinin këngëtari tetovar, Shpat Kasapi si duket nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai në këto kohë i është përkushtuar më shumë se kurrë karrierës së tij. Në një intervistë për Portalb, Shpati ka thënë se është duke punuar për të sjellë brenda pak javëve edhe videoklipin tjetër që do të titullohet “Daku”. Veç karrierës si këngëtar, Shpati tashmë ka vendosur të kyçet edhe në biznes të cilit do ti’a filloj së shpejti.

Intervistoi: Zekirja Mexhiti

Portalb: Mund të na thuash si po shkon sezoni i koncerteve?

Shpat Kasapi: Sezoni i koncerteve mirë po shkon, nuk është siç ka qenë më para pasi kjo varet nga shumë faktor, por njeriu kur mundohet çdo herë ka punë. Unë tash veç kam filluar dhe jam i angazhuar në disa koncerte e në disa dasma.

Portalb: Shume njerëz mendojnë se muzika po kthehet ne biznes fitimprurës e nuk mund të konceptohet vetëm si pjesë e artit. Është e vërtetë?

Shpat Kasapi: Po, muzika është biznes fitimprurës. Të merresh me muzikë është edhe profesion edhe dëshirë. Unë qysh në fillim të karrierës e kam përcaktuar si dëshirë por pastaj normalisht që edhe si profesion.

Portalb: Ke në plan apo a ke menduar ndonjëherë që përpos muzikës të merresh edhe me biznes?

Shpat Kasapi: Po e kam menduar dhe tani së shpejti e kam ndërmend t’ia filloj me biznes. Por nuk dua të zbuloj asgjë tash derisa të bëj dhe të përgatis të gjithë projektin.

Portalb: Vetëm pak ditë më parë keni lansuar këngën e re “N ‘shpirt me ke vra” në bashkëpunim me Eli-G dhe Barbana Dinin. Sa je i kënaqur nga ky projekt?

Shpat Kasapi: Nga ky projekt jam shumë i kënaqur. Kënga ka arritur të merr mjaft klikime në Youtube brenda një kohë të shkurtë. Por tani jam duke punuar për të sjellë edhe një klip tjetër i cili do të publikohet pas disa javëve.

Eli-G, Barbana Dini dhe Shpat Kasapi gjatë xhirimeve të klipit N'shpirt me ke vra
Eli-G, Barbana Dini dhe Shpat Kasapi gjatë xhirimeve të klipit N’shpirt me ke vra

Portalb: Kënga në Youtube ka arritur të klikohet mjaftë brenda një kohe shumë të shkurtër,  mund të themi se do jetë hiti i kësaj vere?

Shpat Kasapi: Pse jo. Këtë e kanë thënë edhe shumë mediume tjera, por edhe unë mendoj se kjo këngë mund të jetë një hit i kësaj vere.

Portalb: Çfarë mund të thuash për projektet tua, në cilat punon aktualisht?

Shpat Kasapi: Jam duke punuar në disa projekte, në një baladë, pastaj do të sjell një klip tjetër i cili do të jetë shumë, shumë special por ai do të lansohet në muajin shtator. Tani së shpejti do sjell këngën Daku me klip, fjala Daku në Shqipëri më së shumti përdoret kur i drejtohesh një shokut që e ke të afërt, është përdorim i përditshëm i të rinjve edhe kjo këngë besoj se do të jetë hit.

Portalb: Me kë do të doje të bësh një bashkëpunim në të ardhmen?

Shpat Kasapi: Do të doja të bëja bashkëpunime më shumë këngëtar por këtu duhet të kemi parasysh se bashkëpunimet varen shumë prej këngës të cilën e ke në plan të bësh.

Portalb: Çfarë mendimi keni për tregun muzikor shqiptar?

Shpat Kasapi: Për momentin unë e vlerësoj se tregu muzikor është në një kaos, si tregu ashtu edhe këngëtarët. Kur të drejtat autoriale nuk respektohen sigurisht qe edhe tregu është në kaos, pasi ne varemi nga të drejtat autoriale, varemi nga shtija e disqeve, shtija e këngëve e kështu me radhë.

Shpati

Portalb: Sa ka ndikuar jeta private në karrierën tënde?

Shpat Kasapi: Mua personalisht aspak. Muzika ka të bëjë me fansat, me simpatizuesit që i ke. Natyrisht që ne jemi figura publike dhe jeta private çdoherë ju intereson fansave. Por probleme mua nuk me ka shkaktuar jeta private.

Portalb: Nëse do mundej të ktheje kohën mbrapa çfarë do doje të ndryshoje?

Shpat Kasapi: Definitivisht do ndryshoja Qeverinë…..(qesh)

Portalb: Në cilin qytet ndiheni më së mirë në Shkup, Tiranë apo Prishtinë?

Shpat Kasapi: Në Tiranë kur jam ndihem më mirë.

Shpati 1

Portalb: Përpos që merresh me muzikë, çfarë të pëlqen te bësh gjatë kohës së lirë?

Shpat Kasapi: Gjatë kohës së lirë më pëlqen të ri me shoqërinë, tani në këtë kohë që është edhe Botërori dhe i ndjek të gjitha ndeshjet. Në kohën e lirë gjithashtu bëj sport, vrapoj, shikoj filma etj.

Portalb: Ju faleminderit për intervistën, ju dëshirojmë shumë suksese.

Shpat Kasapi: Ju faleminderit edhe juve.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. pershendetje shpati deeshta me dit a esht e verte qe jen nda me aferdita dreshaj apo esht thashthem

Back to top button