Maqedonia ka porositur lokomotiva nga firma kineze CSR

Brenda vitit do të vijnë pajisje tëreja për transportin e udhëtarëve me rrugë hekurudhore, për të cilat Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me korporatën kineze CSR, një nga prodhuesit më të mëdhenj të trenave në botë.

Kryeministri Nikola Gruevski tha në Veles, se në përputhje me marrëveshjen, CSR menjëherë do të fillojë prodhimin dhe se do të duhet një vit për të miratuar dhe vënë në përdorim pajisjet e reja për trenat e udhëtarëve.

Kryeministri ka deklaruar se për 35 vjet nuk është investuar për modernizimin e vagonëve dhe lokomotivave të pasagjerëve.

“Për herë të parë në 35 vjetësh kemi  investuar rreth 25 milionë euro. Janë blerë katër lokomotiva dhe do të zëvendësohen 60 për qind të makinave ekzistuese dhe lokomotivave në trafikun e pasagjerëve. Vagonët do të me jenë ajër të kondicionuar, me ËC, me izolim të mirë termik në  muajt e dimrit dhe të verës. Gjithçka do të jetë sikur në vendet më të pasura evropiane”, ka thënë Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button