Komisioni për gjuhën shqipe, pret anëtarët në pushime

Komisioni për interpretimin e ligjeve për përdorimin e gjuhës shqipe assesi të fillojë punën për zgjidhjen e problemit të gjuhës në nivel të Qytetit të Shkupit. Pas një pritjeje dy mujore për formimin e Qeverisë, tani Komisioni do të pret disa anëtarë të kthehen prej pushimeve verore. Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, i pyetur nga këshilltarja e BDI-së Binaze Limani, theksoi se posa të kompletohet përbërja, Komisioni do të mblidhet dhe do të del me konkluzion rreth paqartësive juridike për përdorimin e gjuhës shqipe, transmeton Alsat M.

“Kryetari i Qytetit z. Trajanovski formoi komision për shqyrtimin e dispozitave ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe në Qytetin e Shkupit, konkretisht për vendosjen e tabelave në dy gjuhë në tërë territorin e Shkupit. Më intereson z. kryetar, ku ka arritur puna e këtij komisioni?”, u shpreh Binaze Limani, këshilltare e BDI-së.

“Komisioni është formuar, u mbledh njëherë para zgjedhjeve, njëherë pas zgjedhjeve. Duhej të mblidhet këto ditë, por duke marrë parasysh se disa anëtarë nuk janë këtu, janë me pushime, mbledhja e komisionit do të vjen pas kompletimit të anëtarëve. Qëllimi është që komisioni të mblidhet sa më shpejtë, dhe sa më shpejtë të jep mendimin e saj”, deklaroi Koce Trajanovski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Komisioni i formuar duhet të zgjidh çështjen e keqinterpretimit të ligjeve që rregullojnë përdorimin e gjuhës shqipe. Mospërdorimin e gjuhës shqipe, Qyteti i Shkupit e ka arsyetuar deri tani me kundërthëniet mes Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjit për Qytetin e Shkupit, edhe pse çështja e gjuhës është rregulluar qartë në amendamentin e 5-të të Kushtetutës.

Lajme të ngjashme

Back to top button