fbpx

Biznesmenët kërkojnë të zvogëlohen pengesat administrative me Kosovën

Të kota janë investimet në infrastrukturën rrugore nëse ka pengesa të shumta administrative për qarkullimin e mallrave mes vendeve të rajonit. Ky është konkluzioni i komunitetit të biznesit ë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP). Biznesmenët kërkojnë që qeveria përmes marrëveshjeve me vendet fqinje t’i zvogëlojë pengesat administrative dhe me këtë të përshpejtohet shkëmbimi tregtarë mes vendeve të rajonit.

“Për të ardhur një transformator nga Prishtina në Maqedoni i duhen 5 deri në 7 ditë, ose nga Hani i Elezit e deri këtu sërish nevojiten 5-7 ditë. Një ditë para duhet të lajmëroheni në drejtorinë e doganave në Prishtinë që t’u përgatitin dokumente për eksport të përkohshëm. Për t’u nisur kamioni, malli doganohet vetëm në Prishtinë. Kur të arrijë këtu, e njëjta procedurë, një ditë e paraqisni dhe dy ditë për doganim”, tha Ace Antevski, Rade Konçar, transmeton Allsat.

Biznesmenët thonë se janë në hall me kontrollet e dyfishta doganore. Ata kërkojnë kontrollim të njëanshëm të mallrave.

“Duhet të bisedojmë edhe me partnerët për vendosjen e kontrolleve të njëanshme transitore, sidomos kur është fjala për mallnë lëvizje. Nëse kemi koordinim të mirë, komunikim të mirë elektronik mes shërbimeve, ndërsa mendoj se shteti jonë është i gatshëm për këtë lloj komunikimi, do mund të mendohet për një sistem të kontrollit të njëanshëm të mallrave”, u shpreh Antoni Peshev, OEM.

Biznesmenët do iniciojnë formimin e një konsorciumi nga vendet ku kalojnë korridoret 8 dhe 10 me qëllim të qarkullimit më të madh, më të shpejtë dhe pa pengesa të mallrave, si dhe detektimin dhe zgjidhjen e problemeve gjatë shkëmbimeve tregtare. Biznesmenët vunë në dukje nevojën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të korridoreve dhe pajisjen më të mirë të depove të terminaleve hekurudhore që nuk kanë kapacitet plotësisht t’i pranojnë transportet kargo.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close