Besimi në Shqipëri: Statusi për Shqipërinë, mesazh se zgjerimi evropian vazhdon

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian ishte në fokusin e bisedimeve  të zv/ kryeministrit për çështje evropiane Fatmir Besimi me zyrtarët e lartë të Shqipërisë siç janë ministri i jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e integrimeve Klajda Gjosha. Besimi gjatë qëndrimit në Tiranë derisa ka uruar Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat është shprehur se marrja e statusit kandidatë të Shqipërisë ishte lajm që gëzoi gjithë rajonin, sepse sipas tij kjo paraqet mesazhin se strategjia e zgjerimit europiane dhe integrimi të rajonit në BE vazhdon edhe më tej.

Besimi në Shqipëri
Besimi në Shqipëri

 “Realiteti i jonë imponon një bashkëpunim shumë më të fuqishëm, një infrastrukturë edhe më të avancuar në  drejtim të rritjes së bashkëpunimit  dhe fushat tona të përbashkëta në realizimin e qëllimit të integrimit euro-atlantik, gjegjësisht integrimin në Evropë për ne si vend me statusin kandidat që nga viti 2005  dhe me Shqipërinë si vend anëtare e NATO-s mund të jap një bazë të mirë ëpr këmbim të përvojave. Në këtë drejtim jemi të gatshëm dhe mendojmë se nga këto përvoja ne do të përfitojmë”, deklaroi Fatmir Besimi, zv/ kryeministër i Maqedonisë.

Nga ana tjetër ministri i jashtëm shqiptarë ka theksuar se zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrti është rruga e vetme që shpie Maqedoninë drejtë BE-së.

Besimi në Shqipëri
Besimi në Shqipëri

 “Jam i inkurajuara nga  programi dhe ambiciet që ka koalicioni ekzistues në Maqedoni për ta çuar procesin e integrimit euro-atlantik përpara. Mbi disa prej pinarëve që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm, një prej të cilëve, më i rëndësishmi sipas gjykimit tonë, zbatimi në frymë dhe germë i Marrëveshjes së Ohrit, si busulla e vetme orientuese për të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë”, tha Ditmir Bushati, ministër i jashtëm i Shqipërisë.

Besimi në Tiranë u bëri thirrje autoritete shqiptare për të vizituar Maqedoninë në frymën e thellimit të bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave në d drejtim të integrimit të të dyja vendeve në strukturat euro-atlantike.

Lajme të ngjashme

Back to top button