Profesorë maqedonas rekomandojnë alternativa jashtë BE dhe NATO

Në debatin e sotëm me temë “ ndryshimi i emrit-kusht për ambiciet maqedonase për anëtarësim në BE dhe NATO, profesorët Bllagoja Markovski dhe Ivan Babanovski, kërkuan që Maqedonia të ndërpresë negociatat me Greqinë për çështjen e emrit dhe të kërkoj alternativa tjera jashtë BE dhe NATO-së.

 “Unë angazhohem publikisht se emri i Maqedonisë asnjëherë nuk mund të barazohet me asnjë organizatë apo asociacion. Nga ky aspekt Maqedonia duhet në bazë të normave juridike të kërkoj zgjidhjen e problemit rreth kontestit me fqinjin jugor për emrin tonë kushtetues dhe nëse kjo nuk kor sukses atëherë Maqedonia duhet të kërkoi alternativa tjera”, tha Bllagoja Markovski, Forumi ballkanik për siguri.

“Alternativa jonë duhet të jetë marrëdhëniet miqësore me Turqinë e cila ka llogarit e veta në NATO dhe Evropë …alternativa jonë duhet të jetë edhe integrimi euro-aziatik , t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet miqësore me Federatën Ruse dhe Kinën të cilat janë të gatshme të na ndihmojnë që të anëtarësohemi në forcën e ardhshme të madhe botërore ekonomike politike dhe ushtarake”, u shpreh Ivan Babanovski, ish punëtor operativ në DSK.

Por ndryshe mendon profesori universitar Jove Kekenovski. Ai thotë se zgjidhja e kontestit të emrit, si kusht për anëtarësim në strukturat euro atlantike, duhet të arrihet në OKB përmes një rezolute të re pasi negociatat e deritanishme nuk dhanë rezultate.

 “Kontestet e tilla të gjata sjellin pasiguri në një shtet dhe sigurisht se nëse zvarritet edhe më tej kjo çështje do të vijmë në situatë që institucionet ndërkombëtare ta zgjidhin fatin dhe historinë tonë atëherë do të margjinalizohen palët që janë të përfshira në këtë kontest dhe thjesht dikush tjetër do ta krijon fatin dhe historinë tonë. Prandaj nëse është e mundur sa më shpejt dhe më mirë të zgjidhet kontesti ndërsa unë këtë e shoh përmes masave juridike”, tha Jove Kekenovski, profesor universitar.

Sipas Kekenovskit kërkimi i alternativa tjera për momentin janë jo reale dhe se më mirë do të ishte të ndiqet shembulli i Serbisë e cila ka marrëdhënie të mira edhe me BE por edhe me Rusinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button