Sela në Kumanovë shpalos sot platformën për reformimin e PDSH

Ziadin Sela, kryetar i Strugës sot do të qëndrojë në Likovë e Kumanovë. Sela ka thënë për Drini.mk se me përkrahësit e tij do të qëndrojë në këtë qytet, ku do të shpalosë platformën për reformimin e partisë opozitare shqiptare.

Aktiviteti i sotëm në Likovë e Kumanovë vjen pas dy takimeve të mbajtura në Çegran dhe në Saraj dhe pas përkrahjes publike që nismës së Selës i kanë dhënë strukturat partiake në Kumanovë, Butel dhe në Lubeten.

“Unë nuk jam për shkatërrimin e PDSH-së, unë jam vetëm për fuqizim e saj. Ne jemi zemërgjerë, dhe ju them që t’i ftoni të gjithë që të bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje që do sjell fitoren e PDSH-së. Ne nuk ju themi njerëzve të rrini urtë se do bëhemi pjesë e Qeverisë, por ju themi rrini rehat se do bëhet mirë për gjithë shqiptarët”, ka thënë Sela gjatë takimit me simpatizantë të kësaj partie në Saraj të Shkupit.

Synimet e Selës janë reformat brenda partiake të PDSH-së, ndryshime në mënyrën e funksionimit, statusin dhe çështjet e tjera, ndërsa gjitha këto ishin arsye që lideri aktual i kësaj partie Menduh Thaci të përjashtojë atë nga partia.

Lajme të ngjashme

Back to top button