Shipoviq kthehet të kryesojë me Këshillin e Komunës Qendër

Pas mungesës tetë mujore për shkak të masës së paraburgimit, Kryetari i Komunës Qendër Mirosllav Shipoviq,  ka kryesuar me seancën e këshillit të Komunës.

“Dhembjen dhe mallin ndaj familjes time dhe dhembjen time dot’i lë anash dhe ato nuk do të jenë pengesë në detyrën time”, deklaroi Shipoviq.

Mirosllav Shipoviq në seancë
Mirosllav Shipoviq në seancë

Shipoviq pret që Këshilli të punojë normalisht dhe të sjellë vendime të cilat janë në interes të qytetarëve dhe për të cilat ka fituar besimin në zgjedhjet e fundit lokale.

“Pas tetë muajve Këshilli i komunës Qendër përfundimisht punon me përbërje të plotë”, ka deklaruar në fillim të seancës së 22 koordinatori i grupit të këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit të opozitës, Igor Alajxhakov.

Alaxhajkov i ka dëshiruar Shipoviqit deri në fund të mandatit të mos mungojë në asnjë seancë. “Rruga për drejtësi është e vështirë, por drejtësia dhe e vërteta çdoherë fitojnë”, ka thënë Alaxhajkov.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button