VMRO-PP: Edhe Kosova do të arrij para Maqedonisë në BE, ne do t’ia urojmë

Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së me politikën e tyre ndërkombëtare sterile, ngecjen serioze në zbatimin e reformave dhe prishjen totale të atmosferës demokratike, ka vendosur Maqedoninë në situatë, ku të gjithë fqinjët madje edhe Shqipëria ta kalojë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.
Edhe pse ishim dhjetëra vite para tyre, VMRO-PP duke parë politikën e gabuar të Qeverisë, vite me radhë ka thënë se edhe Shqipëria do të jetë para nesh.

Kjo sipas reagimit të VMRO-Popullore, me politikën në kontinuitet të qëndrimit në vend, dhe së shpejti edhe të ecjes mbrapa, “nuk është për çudi që edhe shteti më i ri në Evropë, Kosova do të na arrijë, dhe ne përsëri do të gëzohemi dhe do të dërgojmë urime, si tani”.

Shansi i lëshuar në mënyrë naive për hyrje në NATO në vitin 2008, ka konfirmuar të vërtetën për simbiozën e pandashme politike të BE-së dhe NATO-s, që do të thotë, ‘hyrja në një institucion përshpejton proceset për hyrje në tjetrën dhe e kundërta’. Për këtë, vërtetim më i mirë është Kroacia dhe Shqipëria.

Tani, VMRO-PP përkujton BDI-në për qëndrimin e tyre se hyrja në Qeveri ka për qëllim të arrijë premtimin kryesor në fushatën parazgjedhore për hyrjen në NATO, për të cilën sakrifikuan interesat më të shenjta të shqiptarëve në Maqedoni.

Duke pasur parasysh gjendjet e përgjithshme të Maqedonisë në plan të brendshëm dhe ndërkombëtarë, integrimi i shpejtë euroatlantik është dalja e vetme për zgjedhje të kësaj situate.

Në të kundërtën rrezikojmë të shndërrohemi në shtet, rezervat i rrethuar tërësisht me BE pa pasur mundësi për çfarëdo komunikimi me të”, vlerësojnë nga partia e Ljubço Georgievskit, VMRO-PP.

Lajme të ngjashme

Back to top button