Kryetari Bejta ndau lëvdata për nxënësit më të mirë të gjeneratës

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta për herë të parë ndau mirënjohje për nxënësit më të mirë të gjeneratës të shpallur nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës. U ndanë mirënjohje për 21 nxënës dhe nxënëse, prej tyre 11 të shkollave fillore dhe 10-të të shkollave të mesme.

Përzgjedhja e nxënësve më të mirë të gjeneratës në vitin shkollor 2013/14, e kanë bërë vetë shkollat.

“Ne si komunë, këtë vit kemi vendosur që gjithë atyre nxënësve të cilët janë veçuar ti shpërblejmë me lëvdata. Këto nxënës të cilët e kanë merituar një lëvdatë të tillë, atë e kanë merituar falë sjelljes së mirë të tyre që e kanë treguar gjatë viteve të shkuara në shkollimin e tyre. Unë dëshiroj që këto nxënës të vazhdojnë shkollimin e tyre, sepse ajo rrugë ata i çon drejtë suksesit. Sukseset e tyre janë mburrje e madhe për të gjithë ne dhe ata do jenë krenaria e gjithë qytetarëve të Gostivarit”, theksoi kryetari i komunës, Nevzat Bejta.

Përzgjedhjen e nxënësve më të mirë të gjeneratës në vitin shkollor 2013/14,  kanë bërë vetë shkollat e komunës së Gostivarit.

Në ndarjen e lëvdatave në sallën e këshillit, përveç nxënësve më të mirë të gjeneratës, morën pjesë edhe prindërit e nxënësve dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button