Qeveria në mesin borxhlinjve më të mëdhenj për faturat e ujit

Qeveria i ka borxh ndërmarrjes publike “ Ujëra dhe kanalizime”, 100 mijë euro për faturat e pa paguara për uji, ndërsa është ngritur edhe padi penale për pagesën e detyrueshme të faturave.

Qeveria është njëra ndër borxhlinjtë më të mëdhenj që nuk ka paguar faturat e ujit. Sipas raportit për punën e ndërmarrjes “Ujërat dhe Kanalizimet”, borxhliu më i madh është Qendra urgjente, borxhi i së cilës, për ujin e harxhuar arrijnë në 1.3 milion euro. Kompleksi industrial “Ohis”, ka borxh 103 mijë euro ndërsa banka komerciale 74 mijë euro.

Edhe për kundër kësaj në raportin e ndërmarrjes publike thuhet se borxhi më i madh Vjenë nga amvisëritë. Sipas llogarive 61 për qind e amvisërive rregullisht i paguajnë faturat e ujit, ndërsa 5.6 për qind janë të paditur.

Ndërmarrja “Ujërat dhe Kanalizimet”, është duke praktikuar aksionin për të lehtësuar pagesën e faturave të ujit, borxhlinjve nëpërmjet pagesës me këste.

Lajme të ngjashme

Back to top button